Lajmet

Çudia e Gmail, mund të dërgoni e-mail-e përmes e-mail-eve

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Dhjetor 2019
0
E-mail-et e bashkëngjitura do të hapen në dritare të reja. Po pyetja që mund të bëni është se çfarë i duhet dikujt një gjë e tillë? Çudia e Gmail, mund të dërgoni e-mail-e përmes e-mail-eve

Posta elektronike e Gmail së shpejti do të përmirësohet ndjeshëm me një ndryshim të ri të cilin Google e quan dërgim e-mail-esh përmes e-mail-it.

Konkretisht ju mund të bashkëngjisni një e-mail, një e-mail-i sikur të ishte një dokument, foto apo përmbajtje tjetër media.

E-mail-et e bashkëngjitura do të hapen në dritare të reja. Po pyetja që mund të bëni është se çfarë i duhet dikujt një gjë e tillë?

Google thotë se ka pasur situata ku bashkëngjitja e e-mail-eve ka më tepër sensa sesa ridërgimi i e-mail-eve veçmas. Duke i dërguar si bashkëngjitje, marrësi do të ketë një mesazhe me e-mail-e të përmbledhura të cilat hapen direkt sikur të klikonit një link.

E-mail-et e bashkëngjitur do të bashkëngjiten në formatin .eml. Funksioni ri do të lëshohet globalisht në dy javët e ardhshme tha kompania. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të krijoni lista e-mail në Gmail për të dërguar e-mail në grup

Tags >

Gmail