Siguri

Cyber-kriminelët vënë në shënjestër sekretet e korporatave

Publikuar , 28 Mars 2011
0
Cyber-kriminelët vënë në shënjestër sekretet e korporatave

Sipas një raporti të publikuar nga McAfee dhe SAIC të quajtur “Ekonomitë e zeza: Kapitali Intelektual dhe Të dhënat e ndjeshme intelektuale – Tani monedha e re e cyberkiminelëve” thuhet se vjedhjet e sekreteve tregtuese, planeve të marketingut, të dhënave R&D, dhe madje edhe të kodit burimor është në rritje e sipër, në veçanti pasi këto të dhëna janë shpesh të pambrojtura.

Bazuar në një sondazh global me profesionistë të IT-së, raporti ka zbuluar disa gjetje interesante. Një çerek i kompanive të anketuara kanë thënë se vetëm një kërcënim apo një thyerje në të dhëna  ka shtyrë që të ndalen planet për një blerje apo për një lansim të një produkti të ri. Dhe në mesin e atyre që kanë përjetuar vjedhjeje të të dhënave, vetëm gjysma kanë ndërmarrë hapa të nevojshëm për të parandaluar që ajo të ndodh sërish.

Në mesin e kompanive që janë prekur nga cyber-kriminelët, vetëm 3 në 10 kanë raportuar thyerje të këtilla, kurse 6 në 10 kanë zgjedhur se cilët të raportojnë. Në mesin e tyre, shumë organizata në veçanti kanë shikuar mundësinë për të ruajtur të dhënat e tyre në shtet ku ligjet janë më të dobëta në raportimin e thyerjes së të dhënave ndaj konsumatorëve.

Për shkak të prekjes ekonomike, shumë kompani kanë kërkuar rrugë më të lira për të përpunuar dhe ruajtur informatat e tyre jashtë vendit pavarësisht rreziqeve potenciale. Anembanë botës, Kina, Rusia dhe Pakistani mendohet se janë vendet më së paku të sigurta për të ruajtur të dhënat kritike, kurse SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania mendohet se janë më të sigurtat. Momentalisht kompani në SHBA, Kinë dhe Indi shpenzojë  rreth 1 milion dollarë në javë për të siguruar të dhënat e tyre të ndjeshme jashtë vet vendit të tyre.

LEXO EDHE:  106 milionë Amerikanë janë hakuar

E vet industria teknologjike po vazhdon të jetë e sfiduar duke tentuar të sigurojë valën e celularëve iPhone, ipad e Android që punëtorët në rritje e sipër po i shfrytëzojnë në punë për të shkëmbyer të dhëna.

Për të gjeneruar raportin McAfee dhe SAIC kanë punuar me Vanson Bourne për të anketuar më shumë se 1,000 IT zyrtarë të lartë vendimmarrës në SHBA, Britani të Madhe, Japoni, Kinë, Indi, Brazil dhe Lindje të mesme.

E një fakt tjetër interesant që mund ta përmendim këtu është rreziku i vjedhjes së të dhënave tek kompanitë Kosovare, të cilat ende nuk kanë definuar si duhet këto politika të ruajtjes së të dhënave dhe janë në rrezik të vazhdueshëm. Një zyrtarë i lartë i një kompanie në Kosovë në kushte anonimiteti më parë ka deklaruar për PCWorld Albanian se ka kompani në Kosovë, të cilat janë të rrezikuara çdo ditë që kodi burimor i ndonjë softueri në të cilin po punojnë të dal në tregun e zi dhe në këtë formë të përballen me një situatë jashtëzakonisht të pakëndshme. “Sot ka programer në X kompani të ndryshme të Kosovës të cilët kanë qasje në kodin burimor të ndonjë softueri që po zhvillon kompania dhe munda ta kërcënojnë atë për rritje të pagës nëse nuk duan që nesër ta shohin softuerin e tyre tek konkurrenca. Ose ka raste kur i tërë ekipi mund të largohet prej kompanisë dhe të krijojë një kompani tjetër sepse ka të gjitha elementet e nevojshme për të vazhduar punë në një softuer me vlerë mbi 100,000 euro” pati thënë burimi ynë.

Megjithatë përderisa privatësia, ruajtja e të dhënave të ndjeshme, e mbrojtja me ligj e të dhënave të brendshme të kompanisë ende nuk janë definuar si duhet në shtetin e Kosovës, këto gjëra do të vazhdojnë të jenë probleme të përditshme për shumë kompani. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Turqia do të mbikëqyrë të gjitha përmbajtjet online, rriten shqetësimet për censurë

Lajmet e fundit>