Harduer

Cyberphone është një telefon i modifikuar aq shumë sa vështirë të dalloni modelin origjinal

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Janar 2020
0
Dizajni i telefonit është inspiruar nga gjeometria e Cybertruck. Cyberphone është një telefon i modifikuar aq shumë sa vështirë të dalloni modelin origjinal

Kompania Ruse e produkteve teknologjike luksoze prezantoi së fundi një telefon të ri të quajtur Cyberphone i cili në vetvete është një iPhone 11 Pro modifikuar për të ngjarë si makina me karroceri e Tesla, Cybertruck.

Dizajni i telefonit është inspiruar nga gjeometria e Cybertruck. Makina e Tesla fitoi vëmendjen e industrisë për disa arsye nga dizajni polarizues dhe jo konvencional tek xhami i blinduar i cili u thye në skenë.

Cyberphone kushton 5,256 dollarë dhe vetëm 99 prej tyre do të prodhohen. Edhe pse është një iPhone 11 i modifikuar, telefoni me zor mund të dallohet si i tillë.

Kjo sepse pajisja është integruar në pllaka metalike dhe një mbulesë ekrani që hapet dhe shërben si mbajtëse e telefonit në pozicionin vertikal.

E parë nga afër vihet re sistemi me tre kamera i iPhone 11 Pro. Përtej pamjes së jashtme asgjë nuk ka ndryshuar për telefonin që nga ekrani 5.8-inç dhe 6.5-inç tek procesori Apple A13 Bionic. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni më i shitur i 2019-ës mund tju surprizojë