Lajmet

CyberPower Pro Gamer FTW Series sjell HD Streaming në fushën e LAN

Publikuar , 23 Gusht 2012
0
CyberPower Pro Gamer FTW Series sjell HD Streaming në fushën e LAN

CyberPower PC prezantoi sot Gamer Pro FTW, një seri e re kompjuterash desktop që garantojnë një performancë fantastike HD në lojë dhe me aftësi “streaming”, pa e rritur shumë dhe çmimin e tyre.

Gamer Pro FTW nis me një çmim 1085$ dhe është i disponueshëm në shumë konfigurime të ndryshme, të ndërtuara rreth zgjedhjes së përdoruesit të platformës Intel X79 Sandy Bridge-E, Z77 Ivy Bridge, ose me AMD FX Bulldozer.

Secili sistem është i pajisur me një kartë Avermedia Live Gamer HD, një pjesë që shitet si e pavarur nga të tjerat, me çmimin prej 200$. Karta është e aftë të kapë, regjistrojë dhe të transmetojë aksion “streaming” në kohë reale.

“Me kartën Live Gamer HD, nuk keni nevojë për ndonjë ‘setup’ tjetër për regjistrimin e lëvizjeve të lojrave pasi Pro Gamer FTW është makina “kapëse”.

Ajo funksionon shumë mirë dhe po njëlloj me kartat grafike Nvidia Kepler GTX ose AMD Tahiti për një regjistrim perfekt me 1080p dhe 60fps,” deklaron CyberPower PC.

“Me këtë sistem shumë efikas, Live Game HD është e aftë të sinkronizojë kapje video me zero-vonesë në kohë përmes portave HDMI dhe DVI të Pro Gamer FTW.”

Gjithashtu, ju mund të regjistroni edhe përshkrimin e ngjyrës së bashku me pamjet e lojës, edhe kur e bëni lojën ‘pause’.

Sa për pjesën tjetër të sistemit të Gamer Pro FTW, ajo varet e gjitha nga buxheti juaj. Konfigurimi më i lirë është 1085$, që përfshin një proçesor AMD FX-6100, 8GB 1600MHZ RAM, kartë grafike AMD Radeon HD 7750, 1TB kujtesë të brendshme, lexues 12X Blue-Ray, një kasë Azza Genesis dhe sistem operimi Windows 7 Home Premium 64-bit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Intel prezantoi dy procesorë të rinj Xeon ku njëri ka 48 bërthama dhe 12 kanale memorie

Lajmet e fundit>