Harduer

D-Link prezanton routerin e parë 5G për shtëpitë

Publikuar , 04 Janar 2019
0
DWR-2010 do të ketë internet deri në 40 herë më të shpejtë sesa shpejtësia mesatare e SHBA prej 70Mbps thotë D-Link. D-Link prezanton routerin e parë 5G për shtëpitë

CES 2019 ende zyrtarisht nuk ka hapur dyert por është e qartë se 5G-ja do të jetë hapësire e madhe debati në aktivitetin e këtij viti.

D-Link do ti paraprijë me lançimin e një routeri për shtëpi 5G NR Enhanced Gateway i cili do të përdorë internetin 5G në vend të një linje fikse për tu siguruar internet wireless.

Kompania nuk dha shumë detaje për koston e pajisjes por është një koncept intrigues pikërisht për atë që 5G-ja premton.

DWR-2010 do të ketë internet deri në 40 herë më të shpejtë sesa shpejtësia mesatare e SHBA prej 70Mbps thotë D-Link.

Një matematikë e thjeshtë i bie që të jetë afro 2.8Gbps. Pritet që routeri të vijë me standardin sub-6Ghz mmWave të 5G-së në gjysmën e dytë të 2019-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Router Wi-Fi 6 me kosto më të përballueshme falë Nighthawk AX4

Lajmet e fundit>