Biznes

Dalja në bursë e Pinterest mund të vlerësojë kompaninë me 9 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Prill 2019
0
Shitja e këtyre aksioneve të Klasit A dhe B mund të dërgojnë vlerën e Pinterest në 9 miliardë dollarë sipas Bloomberg. Dalja në bursë e Pinterest mund të vlerësojë kompaninë me 9 miliardë dollarë

Pinterest synon të ngrijë deri në 1.28 miliardë dollarë në daljen në bursë, një veprimi i cili mund të vlerësojnë kompaninë poshtë vlerës që kishte në 2017-ën.

Kompania pas rrjetit social të bordeve të inspirimit do të ofrojë 75 milionë aksione me vlerë mes 15 deri në 17 dollarë secila sipas aplikimit të daljes në bursë ditën Hënë.

Shitja e këtyre aksioneve të Klasit A dhe B mund të dërgojnë vlerën e Pinterest në 9 miliardë dollarë sipas Bloomberg.

Investimi i fundit privat në 2017-ën prej 150 milionë dollarësh vlerësonte kompaninë me 12.3 miliardë dollarë.

Në fillim të vitit Pinterest raportoi 756 milionë dollarë të ardhurat nga reklamat online në 2018-ën, një rritje me 60% krahasuar me një vit më parë.

Humbjet ranë në 63 milionë dollarë në 2018-ën nga 130 milionë dollarë që ishin në 2017-ën.

Rrjeti social thotë se përdoret nga 265 milionë përdorues çdo muaj. Krahasuar kompanisë edhe startupe të tjera si Lyft, Uber, Spotify pritet të dalin në bursë këtë vit.

Në Mars Lyft u vlerësua me 75 dollarë aksionin.

Shitja e aksioneve të kompanisë do të udhëhiqet nga bankat Goldman Sachs, JP Morgan Chase dhe Allen & Co. Pinterest ka aplikuar për të dalë në burën e Nju Jorkut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook Messenger vjen në desktop

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>