Lajmet

“Dark Mode” vjen edhe në Windows me Chrome 74

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Mars 2019
0
Nëse aktivizoni opsionin “Dark” në Chrome, automatikisht do të vihet në funksion tema e errët. Ajo transformon ngjyrat e Chrome në të errëta duke ruajtur ngjyrat e logos të shfletuesit. “Dark Mode” vjen edhe në Windows me Chrome 74

Google ka publikuar betan e parë të Chrome 74 dhe vjen me mbështetje për “Dark Mode” në Windows.

Nëse aktivizoni opsionin “Dark” në Chrome, automatikisht do të vihet në funksion tema e errët. Ajo transformon ngjyrat e Chrome në të errëta duke ruajtur ngjyrat e logos të shfletuesit.

Gjithashtu Chrome 74 mund të rezultojë miku më i mirë për ata që kanë vështirë me animacionet. Uebsajtet do të respektojnë preferencat e vendosura në sistemin operativ në lidhje me lëvizjet e elementëve dhe animacionet.

Konkresisht nëse në iOS, Android, Windows ose Mac keni vendosur të hiqni animacionet ose ti reduktoni, faqja që vizitoni gjithashtu do të respektojë këtë konfigurim.

Këto animacione mund të jenë reklama që ndriçojnë, efekte parallax, animacione të papritura apo video që luhen automatikisht.

Falë CSS së re zhvilluesit mund të krijojnë variante të faqeve të cilat reduktojnë lëvizjet dhe animacionet. Por gjithashtu mund të çaktivizojë efektet dekorative dhe të çojë deri në ridizajnimin e faqeve për përdorues të caktuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qualcomm prezantoi procesorët e rangut të mesëm Snapdragon 429, 439 dhe 632

Lajmet e fundit>