Vëzhgim

DARPA, krijon gjak artificial plotësisht funksional

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
DARPA, krijon gjak artificial plotësisht funksional

Mungesa masive e gjakut vazhdon të jetë një problem shqetësues për ushtrinë, dhe problemi është e komplikuar edhe më tej tek zonat e largëta paarritshëm në periudhën e sotme të luftës.

Në 2008, DARPA, dora e kaltër hulumtuese e Pentagonit nisi Programin e Fermës së Gjakut, me qëllim të prodhimit të mega dozave të donatorëve universal të gjakut (zero negativ), duke përdorur një sistem kompakt.

“Pharming” është një proces i kafshëve apo bimëve inxhinierike për të gjeneruar sasi masive të substancave mjekësore të dobishme, si hormonet dhe antitrupat. Në këtë rast, DARPA dëshiron një platformë sintetike që është e inxhinieruar për të kultivuar qeliza të gjakut.

Tani Arteriocyte, firma Biotech që mori 1.95 milion dollarë për projektin, ka dërguar jashtë një dërgesë fillestare të gjakut të prodhuar në fermën e tyre për “Food and Drug Administration”. Ajo shpreson të kalojë pikët e caktuara nga rregullatorët e agjencisë sigurisë.

Gjaku është prodhuar duke përdorur qeliza hematopoietic, që rrjedhin nga njësitë embrionale të gjakut të kurrizit. Aktualisht, shkencëtarëve të Arteriocyte u duhen tre ditë për të kthyer një njësi të vetme të kurrizit në 20 njësi të gjakut të paketuar RBC.  Një ushtar mesatar ka nevojë për gjashtë njësi gjatë trajtimit të traumave.

“Ne në thelb jemi duke imituar palcën kurriozre në një mjedis të laboratorit” tha CEO i kompanisë, Don Brown për Danger Room. “Modeli ynë punon, por ne kemi nevojë për zgjerimin e aftësive tona të prodhimit për të bërë punë më të madhe.”

Brown thekson se gjaku i krijauar në laborator ka edhe shumë përparësi ndaj gjakut real. Duke u nisur nga fakti se donacionet për dhurimin e gjakut për operacionet ushtarake bëhen në SHBA, duhen zakonisht tre javë deri sa të arrij ai gjak në front. Kryqi i Kuq largon njësitë RBC pas 42 ditëve, por ekspertët mjekësor thonë se gjaku i freksët “skadon” pas 28 dite, dhe rreziku nga infektimi dhe dështimi i organeve në momentin që mplaket gjaku më shumë se dy javë, është dukshëm i lartë.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

“Deri tani, strategjia ushtarake ka qenë kryesisht e përbërë me përdorimin e gjakut në thelb të vjetër,” tha Brown. “Ata madje kanë ngritur banka mobile të dhurimit të gjakut, por kur arrijnë trupa të shumta të lënduara kjo nuk mund të mjaftoj”.

Dhe për shkak se metoda e krijuar nga DARPA mund të marrë shumë gjak nga një njësi e vetme kurrizore, kjo minimizon rreziqet që lidhen me transfuzione të shumta, të cilat janë të zakonshme, kur një pacient ka nevojë për disa njësi.

Por derisa  Arteriocyte mendon se ka krijuar formulën e përkryer për krijmiin e gjakut, kompania duhet bërë shumë punë për ta ofruar atë financiarisht. Një njësi e vetme e gjakut të krijuar në farmë tani kushtn rreth 5.000 dollarë. Përdorimet e gjakut të krijuar në farm nuk pritet të bëhen tek njerëzit deri në vitin 2013, por Pentagoni mund të shpalos “një protokoll emergjence” që do të kërkojë përdorimin e mëhershëm të gjakut.

Lajmet e fundit>