Lajmet

Dashuria mes Microsoft e Nokia, jo edhe aq e fortë!

Publikuar , 28 Dhjetor 2011
0
Dashuria mes Microsoft e Nokia, jo edhe aq e fortë!

Lajmi anembanë botës sot po qarkullon me faktin se Microsoft ka shfaqur një rrugëtim të ri që tregon sesi kompania planifikon të lëviz me linjën e saj të celularëve. Gjersa ju mund ta shikoni më në detaje këtë dokument këtu, dihet se Tango (versioni më i lire i Windows Phone) do të paraqitet para Apollo (Windows Phone 8), që pritet të shfaqet në festat e fundvitit tjetër. Apollo do të sjell veçori të reja dhe opsione shtesë për harduerin, ashtu sikurse Mango që ka bërë së fundi. Ndërsa nuk ka asnjë fjalë në lidhje me “Super-celularët” megjithëse siç e thot TheNextWeb kjo nënkupton pak dhe shpjegon edhe më pak. 

Por pyetja e vërtetë është: Ku është Nokia? 

Kemi dëgjuar edhe më parë se Tango (version më i lire i Windows Phone) do të jetë specifik për Nokia. Me fjalë të tjera, Microsoft ndoshta do të vendos anash Tangon’ për mikun e saj më të mirë Nokia’n, por sipas dokumentin Tango është dizjanuar që të lejoj në treg pajisje me çmime të lira. Nëse kjo është mënyra sesi kompania është duke u bërë gati për një ofrues për të shtyrë para tregjet në zhvillim e sipër atëherë ka ardhur koha për të çitur dikë prej pune…

Ajo që shihet nga përditësimi Tango është se do të jetë në listen e përditësimeve i barbartë me të gjithë prodhuesit, dhe nuk do të ketë privilegj të veçantë për Nokia’n… /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Juria e ICT Awards 7 viziton Tiranën dhe Prishtinën, pranë kandidatëve nga mbarë trevat shqiptare

Lajmet e fundit>