Vëzhgim

David Cameron “nuk do të mbyll Facebook’un asnjëherë”

Publikuar , 15 Tetor 2011
0
David Cameron “nuk do të mbyll Facebook’un asnjëherë”

Është menduar se pasi një numër i ekzekutivëve nga Facebook, Twitter dhe BlackBerry janë thirrur për një takim në Theresa May, pasi këto shërbime ishin përdorur dhe po inkurajonin njerëzit për të dalë në rrugë, se Qeveria e Britanisë së Madhe do të tentonte që në formë të përkohshme të suspendojë rrjetet digjitale. 

Megjithatë, Joanna Shields, zëvendës presidentet e Facebook Europe ka hedhur poshtë mundësitë se qeveria do të bllokoj rrjeti social më të madh në bot. Duke folur në Wired 2011, një konferencë dy ditore në Londër, Shields tha se “mbyllja e Facebook nuk do të ndodh asnjëherë”. Ajo refuzoi të futet në debat nëse qeveria ka të drejtë të mbyll rrjetet sociale nëse përdoren për qëllime kriminale, megjithatë ajo tha se Facebook ka një raport shumë të mirë me qeverinë e Britanisë së Madhe dhe nëse njerëzit po shkaktojnë telashe përmes Facebook, sipas saj ata do të kapen.

Në një koment tjetër Shields konfirmoi se Facebook tani ka 800 milion anëtarë anembanë botës, vetëm tre javë pasi themeluesi dhe shefi kryesor Mark Zuckerberg, bëri të ditur se rrjeti ka 750 milion anëtarë anembanë botës. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>