Softuer

Dead Rising 2: Case Zero, muajin e ardhshëm tek Xbox 360

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
Dead Rising 2: Case Zero, muajin e ardhshëm tek Xbox 360

Loja që mund të shkarkohet do të kushtojë 400 pikë të Microsoft dhe njofton lojtarët me heroin e Dead Rising 2, Chuck Greene. Dhe ky është në fakt një çmim që nuk po i bënë Capcom asnjë lloj të hyre, ka bërë të ditur Keiji Inafune, lideri i R&D Management Group dhe Producent Ekzekutiv pranë Capcom për Dead Rising 2.

“Ne nuk po fitojmë asgjë nga kjo” tha Inafune në panelin e ditës së sotme në Comic-Con për këtë lojë. “Unë kam vendosur kundër dëshirave të kompanisë dhe kam zgjedhur çmimin prej 400 MSP”

“Me Dead Rising 2 CASE ZERO ne kemi dy caqe: t’iu ofrojmë të rinjëve një pikë të lehtë për hyrje në universin Dead Rising dhe tu ofrojmë adhuruesve një seri të pamjeve nga ajo se çfarë ka ndodhur kur Frank West mbijetoi trazirat në Willamette Mall” tha Inafune në një deklaratë të parapërgatitur. “Ne sigurisht që kemi arritur të dy këto ambicie por jam i kënaqur në të njëjtën formë se po jemi në gjendje tu ofrojmë gejmerëve kaq shumë përmbajtje unike dhe argëtuese, me një çmim kaq të lirë”.

Dead Rising 2 Case Zero ka një ngjarje që ndodh dy vite pas ngjarjeve të Dead Rising të parë dhe tre vite para se të ndodh Dead Rising 2. Në këtë pjesë, Greene është i kurthuar në një qytet të vendosur në një shkretëtirë dhe të mbushur me zombie, të quajtur Still Creek, dhe bashk me të është edhe vajza e tij e infektuar Katey.

Case Zero do tu ofrojë lojtarëve qasje në aftësitë e Greene për të krijuar armë. Lojtarët që blejnë këtë pjesë do të jenë në gjendje gjithashtu të bartin karakterin me atribute të fituara si “Niveli i Lojtarit”, e deri tek pikët e tjera të fitura.

LEXO EDHE:  Tastiera Gboard e Google funksionon me 500 gjuhë të botës

Zyrtarë të Capcom kanë bërë të ditur për Kotaku se Case Zero nuk do të ofrohet për Playstation 3.

Lajmet e fundit>