Analiza

Dëbimi i TikTok në SHBA dhe shpërbërja e internetit

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Gusht 2020
0
Një TikTok në Kinë, një për pjesën tjetër të botës dhe një për SHBA. A do të jetë ky një model i internetit të së ardhmes? Dëbimi i TikTok në SHBA dhe shpërbërja e internetit Photo Source: AFP

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se dëshiron një internet të pastër. Me këtë ai nënkupton largimin e influencës Kineze, kompanive Kineze nga interneti në SHBA.

Por kritikët besojnë se një lëvizje e tillë është shqetësuese dhe mund të çojë në shpërbërjen e internetit global.

I ashtuquajturi “splitinternet” është një term i përdorur kur flitet për Kinën dhe së fundi Rusinë. Për qeveritë të cilat duan të kontrollojnë çfarë njerëzit shohin në internet, medoemos ata do të kërkojnë pronësinë ose kontrollin mbi të.

Firewall i Madh i Kinës është shembulli më i mirë i një vendi që ndërton një internet të vetin. Nuk gjeni një motor kërkimi Google e as një Facebook në Kinë.

Ajo çfarë njerëzit prisnin më së paku ishte që SHBA të ndiqte shembullin e Kinës. Pompeo tha se ai dëshiron që aplikacionet jo të besueshme të hiqen nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA.

“Aplikacionet e Kinës kërcënojnë privatësinë tonë, përhapin viruse, propagandë dhe dezinformim,” tha Ai.

Pyetja e parë që të vjen në mendje është cilat aplikacione Kineze Pompeo i konsideron të sigurta? A po flet për të gjithë aplikacionet Kineze?

SHBA-ja kampioni i lirisë në internet

Ekspertët thonë se ky është një ballkanizim i internetit përpara syve tanë. “Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar për një kohë të gjatë vendet e tjera për kontrollin e internetit dhe tashmë shohim Amerikanët të bëjnë të njëjtën gjë,” shprehej një ekspert i sigurisë në Universitetin e Surrey.

Kjo deklaratë mund të jetë një ekzagjerim deri diku sepse arsyet e SHBA për pastrimin e internetit janë të ndryshme me qëllimet e një qeverie autoritare me dëshirën për të kontrolluar çfarë thuhet online.

Por është e vërtetë se SHBA do të ndjekë një rrugë të kundërt me politikat e saj kibernetike të dekadave të fundit.

LEXO EDHE:  Papa Françesku bën thirrje që njerëzit të lënë telefonët dhe të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin

Nëse ka një vend që është konsideruar kampion i lirisë në internet, ajo është Amerika. Administrata Trump ka ndjekur një rrugë tjetër dhe për këtë ka shqetësime plotësisht legjitime.

Ishte shefi i sigurisë pranë Facebook Alex Stamos ishte shprehur se TikTok është vetëm maja e ajsbergut të aplikacioneve Kineze për të cilat duhet të shqetësohemi realisht. Ai sugjeron se më të shqetësuar duhet të jemi për WeChat.

A është ky një qëndrim apo një politikë e re? Nëse Trump humbet zgjedhjet në Nëntor, Demokratët me shumë gjasa do të mbajnë një qëndrim shumë më të moderuar ndaj teknologjive Kineze.

Por nëse Trump vijon me këtë qëndrim do të kemi një internet më të ndarë si asnjëherë më parë. Thjeshtë shikoni TikTok. Nëse Microsoft blen TikTok në SHBA, atëherë do të kemi tre të tillë.

Një TikTok në Kinë, një për pjesën tjetër të botës dhe një për SHBA. A do të jetë ky një model i internetit të së ardhmes? /PCWorld Albanian