Lajmet

Dëbohen zyrtarisht WeChat dhe TikTok nga Shtetet e Bashkuara

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Shtator 2020
0
Departamenti Amerikan e bën të qartë se aplikacionet duhet të largohen nga SHBA me çdo kusht përfshirë këtu edhe sistemet e pagesave. Dëbohen zyrtarisht WeChat dhe TikTok nga Shtetet e Bashkuara

TikTik dhe WeChat do të dëbohen nga dyqanet e aplikacioneve Android dhe iOS prë përdoruesit në SHBA duke filluar nga dita e Dielë 20 Shtator bëri të ditur Departamenti Amerikan i Tregtisë.

Kompanitë të cilët kanë aplikacionë në pronësi, Tencent dhe ByteDance respektivisht, jo vetëm që do të përjashtohen nga App Store dhe Play Store por gjithashtu do tu ndalohet me çdo mënyrë riprodhimi dhe shpërndarja e tyre.

Dëbimi vjen edhe pasi Oracle hyri në bashkëpunim me TikTok për ta shpëtuar këtë të fundit. Por Trump tha se nuk e pëlqente këtë marrëveshje.

Departamenti Amerikan e bën të qartë se aplikacionet duhet të largohen nga SHBA me çdo kusht përfshirë këtu edhe sistemet e pagesave.

Çdo kompani e hostimit e ka të ndaluar të ofrojë shërbime hostimi për aplikacionet më fjalë. Kështu Shtëpia e Bardhë po përpiqet të mos lërë asnjë hapësirë që mund të shfrytëzohet nga aplikacionet.

TikTok ka 100 milionë prëdorues në SHBAndërsa WeChat 19 milionë përdorues ditorë sipas Reuters. Urdhri nuk i ndalon kompanitë Amerikane të hostojnë aplikacionet në vende të tjera jashtë SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni që po tërheq më shumë përdorues se Instagram