Harduer

Debutimi i Galaxy Note 10 më në fund ka një datë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Korrik 2019
0
Sipas CNET, telefoni i Samsung do të debutojë më 7 Gusht 2019. I bie që jetë përafërsisht një vit nga debutimi i Note 9 që u prezantua zyrtarisht më 9 Gusht të 2018-ës. Debutimi i Galaxy Note 10 më në fund ka një datë

Samsung ka konfirmuar ekzistencën e Galaxy Note 10, telefonit që do të pasojë Galaxy Note 9 lançuar në Gusht të vitit të kaluar.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët, CEO i Samsung Mobile DJ Koh në përgjigje të një pyetje në lidhje me Bixby tha se “Note 10 do të jetë një fazë tjetër për Bixby.”

Sipas CNET, telefoni i Samsung do të debutojë më 7 Gusht 2019. I bie që jetë përafërsisht një vit nga debutimi i Note 9 që u prezantua zyrtarisht më 9 Gusht të 2018-ës.

Note 10 pritet të kushtojë mes 1,100 dollarë deri në 1,200 dollarë. Gjithashtu përflitet për dy modele të Note 10 këtë vit: një model premium Note 10 Pro dhe një me kosto më të përballueshme Note 10 në të njëjtën mënyrë sesi Samsung lançoi Galaxy S10 Plus dhe S10e në Mars.

Gjithashtu do të ofrohen edhe variante 4G dhe 5G të Note 10 sipas raportimeve. Ka pasur spekulime të shumta për dizajnin, kamera dhe komponentët por pritet ti afrohet filozofisë së dizajnit të Galaxy S10 dhe S10 Plus. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple shpërthen në akuza ndaj Google

Lajmet e fundit>