Biznes

Debutimi i Libra mund të shtyhet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Shtator 2019
0
Bertrand Perez tha se diskutimet po vijojnë në Evropë. Drejtori i Libra Association tha se debutimi mund të shtyhet me 3 deri në 6 muaj. Debutimi i Libra mund të shtyhet

Debutimi i Facebook Libra mund të shtyhet për të adresuar shqetësimet e autoriteteve rregullatorë të ngritura në mbarë botën tha shefi i organizatës ngritur për të mbikëqyrur kriptomonedhën.

Tre muaj më parë Facebook foli për planet e një monedha dixhitale e cila do të debutonte në Qershor 2020.

Megjithatë përpjekja për të sjellë kriptomonedhat në një adoptim masiv janë ballafaquar me skepticizmin e autoriteteve dhe rregullatorëve ku Franca dhe Gjermania janë shprehur haptazi kundër Libra në Evropë.

Bertrand Perez tha se diskutimet po vijojnë në Evropë. Drejtori i Libra Association tha se debutimi mund të shtyhet me 3 deri në 6 muaj.

“Për ne rëndësi ka që të jemi në përputhje me kërkesat e rregullatorëve dhe duam që zgjidhjet që ofrojmë të jenë të pranueshme jo vetëm nga konsumatorët por edhe autoritetet,” tha Perez.

Ai gjithashtu tha se Facebook e kishte ditur që do të përballej me pyetje dhe dyshimet nga autoritetet kryesisht ato Evropiane.

Libra do të mbështetet në një rezervë me asete reale si depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra. Libra Association menaxhohet nga një bord prej 28 anëtarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Huawei do të shiten pa Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Lajmet e fundit>