Harduer

Debutimi i Xbox Series X, tani kemi një datë

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2020
0
Po sipas media në fjalë Xbox Series S, versioni i tkurrur i flagshipit, do të kushtojë 299 dollarë në muaj. Edhe ky model i konsolës do të dalë në shitje më 10 Nëntor. Debutimi i Xbox Series X, tani kemi një datë

Muajin e kaluar Microsoft zbuloi se Xbox Series X do të mbërrijë në Nëntor, në kohë për sezonin e shitjeve të fundvitit.

Sipas një raporti të fundit nga Windows Central, tani kemi një datë specifike për gjeneratën e re të konsolës: Series X do të kushtojë 499 dollarë dhe del në shitje më 10 Nëntor.

Po sipas media në fjalë Xbox Series S, versioni i tkurrur i flagshipit, do të kushtojë 299 dollarë në muaj. Edhe ky model i konsolës do të dalë në shitje më 10 Nëntor.

Xbox Series X do të jetë i përshtatshëm edhe me lojërat e konsolave të vjetra si dhe të ofrojë gaming 4K. Siç edhe sugjeron çmimi, Xbox Series S do të jetë më pak i fuqishëm.

Raportime të kaluara sugjeronin se ky model është i aftë të përballojë gaming 1080p ose 1440p si dhe të ketë më pak RAM dhe procesor më pak të fuqishëm sesa Series X. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft lançon ikonat e reja të Windows 10