Nëse shtyhet debutimi i iPhone 8, atëherë duhet të fajësoni problemet e prodhimit të skanerit të shenjave të gishtërinjve.
Ditën e Mërkure një firmë e Wall Street-it tha se iPhone 8 mund të shtyhet si rezultat i problemeve me prodhimin e skanerave në fjalë.
Industria pret që iPhone 8 të debutojë në Shtator së bashku me iPhone 7S dhe 7S Plus. Analisti i njohur i KGI Securities, Ming Chi Kuo tha se iPhone 8 mund të mos debutojë përpara Tetorit ose Nëntorit.
Raportohet se Apple ka hasur probleme me implementimin e skanerit në panelet e reja të ekraneve që do të kenë modelet iPhone 8.
Megjithatë ekziston mundësia që Apple ta zhvendosë skanerin në pjesën e pasme të telefonit për të shmangur këtë problem. /PCWorld Albanian