Harduer

Debutojnë zyrtarisht Xbox Series X dhe S

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Nëntor 2020
Bosi i gaming pranë Microsoft Phil Spencer është optimist duke premtuar një epokë për gamers që do ti bëjë ata të ndihen më mirë. Debutojnë zyrtarisht Xbox Series X dhe S

Ditën e Marte Microsoft lançoi dy modele të reja të konsolës Xbox plot 7 vite nga debutimi i versionit paraardhës në përpjekje për të fituar sa më shumë terrent në një botë pandemike e gatshme të shpenzojë në video lojëra.

Xbox Series X, që kompania e përshkruan si konsola më e fuqishme në botë, do të shitet për 499 dollarë ndërsa një model me kosto të ulët, Xbox Series S do të shitet për 299 dollarë.

Strategjia ofron konsumatorëve mundësi zgjedhjeje por modeli kompakt Series S përballet me kritika sepse është më pak i fuqishëm sesa Series X, ka më pak kapacitet memorie dhe nuk ka grafikat e avancuara “ray-tracing” për tituj të “Devil May Cry 5.”

Xbox do të konkurrojë me konsolën e Sony, PlayStation 5, i cili debuton ditën e Enjte. PS5 konsiderohet si lider në garën e konsolave për shkak të numrit më të madh të besinikëve dhe titujve të shumtë të disponueshëm në debutim.

Me shitjen e shpejtë të modeleve të porositura, Microsoft ka premtuar më shumë stok në ditën e debutimit. Microsoft Xbox Game Pass, një abonim i cili përfshin mëse 100 tituj përfshirë lojëra të reja, shihet si arma më e fortë e kompanisë ndaj dominimit të PlayStation.

Game Pass është rritur me shpejtësi dhe ka 15 milionë përdorues që prej debutimit. Megjithatë Xbox i mungojnë tituj popullor në ditën e debutimit.

Bosi i gaming pranë Microsoft Phil Spencer është optimist duke premtuar një epokë për gamers që do ti bëjë ata të ndihen më mirë.

Mungesa e titujve ekskluzivë është arsyeja pse disa besojnë që Microsoft është mundur nga Sony dhe Nintendo në gjenerata e kaluar.

Lojëra si Gears of War 5, Sea of Thieves dhe Forza Horizon do të jenë të luajtshme në konsola e reja me pamje vizuale të përmirësuara. Edhe Assassin’s Creed Valhalla dhe Call of Duty: Cold War do të jetë i disponueshëm gjithashtu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbyllet përfundimisht platforma streaming Mixer