Lajmet

Debuton Halo: Infinite në 20 vjetorin e Xbox

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2021
Zhvilluesit 343 Industries kishte vendosur ta shtynte debutimin në 2021 dhe loja nuk mbërriti dot me Xbox e ri. Debuton Halo: Infinite në 20 vjetorin e Xbox

Loja më e fundit e serive Halo ka debutuar 3 javë përpara dhe përkon me 20 vjetorin e saj. Halo: Infinite duhej të kishte mbërritur më 21 Dhjetor.

Por ditën e Hënë në 20 vjetorin e Xbox, Microsoft zbuloi se loja do të debutonte të njëjtën ditë.

Pikun e popullaritetit Halo e arriti në mesin e viteve 2000. Me versionin e fundit Microsoft ka sjell mundësinë për të luajtur titullin falas, një ndryshim radikal me strategjinë e biznesit të lojës.

Halo: Infinite ka pasur një cikël zhvillimi plot probleme që kur u lajmërua për herë të parë në 2018-ën. Traileri i parë u zbulua në 2020-ën dhe pamjet vizuale shkaktuan reagim nga ana e adhuruesve të lojës.

Zhvilluesit 343 Industries kishte vendosur ta shtynte debutimin në 2021 dhe loja nuk mbërriti dot me Xbox e ri.

Halo është konsideruar gjithnjë si një mundësi për të shitur më shumë Xbox. Titulli i parë mbërriti me konsolën e parë Xbox në 15 Nëntor 2001. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xbox cloud gaming mbërrin në iOS dhe PC në 2021