Lajmet

Debuton WordPres 5.0 me editorin e ri Gutenberg

Dec 7 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu vjen një temë e re e quajtur Twenty Nineteen e cila përfiton nga avantazhet e Gutenberg. Debuton WordPres 5.0 me editorin e ri Gutenberg

Automattic lançoi zyrtarisht versionin e shumëpritur 5.0 të platformës popullore të menaxhimit të përmbajtjeve WordPress me një mori funksionalitetesh të reja.

Ajo që bie në sy me këtë version është editori i ri i përmbajtjes i cili kishte emrin e koduar Gutenberg.

Përdoruesit mund të shtojnë dhe heqin përmbajtje në blloqe dhe tu ndryshojë përmasat dhe orientimin horizontal dhe vertikal e shumë opsione të tjera.

Blloqet mund ti zhvendosin për të krijuar ndërfaqen që dëshironi.

Gjithashtu vjen një temë e re e quajtur Twenty Nineteen e cila përfiton nga avantazhet e Gutenberg.

Nëse nuk pëlqeni pamjen e re mund të përdorni editorin klasik duke instaluar shtojcën. /PCWorld Albanian

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>