Blog

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Maj 2019
0
Si me shumicën e deepfake, është e lehtë që të dallohen që nuk janë video origjinale. Pavarësisht disa problemeve, videot dhe audiot e rreme po bëhen shumë reale. “Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

Për të krijuar një “deepfake” zakonisht duhet një model neural dhe shumë informacion. Sa më i madh seti i fotove, videove dhe audios, aq më e saktë do të jetë “deepfake.”

Për të gjithë ata që nuk kanë njohuri rreth këtij termi, deepfake janë videot dhe audiot e rreme gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Hulumtuesit pranë Samsung AI Center kanë gjetur një metodë për të trajnuar një model me një set të vogël të dhënash: vetëm një foto dhe rezultatet janë surprizuese.

Kjo arritje e tyre ishte e mundur duke trajnuar algoritmin me forma të ndryshme të fytyrës, syve, gojës e shumë tipareve të tjera marrë nga një depo online prej 7,000 imazhesh.

Të gjitha këto të dhëna algoritmi është në gjendje ti aplikojë në një foto. Modeli i tyre funksionon edhe me Mona Lizën dhe portret e tjera. Në videon e publikuar prej tyre portrete të Albert Einstein, Fyodor Dostoyevski dhe Marilyn Monroe janë krijuar nga hulumtuesit.

Si me shumicën e deepfake, është e lehtë që të dallohen që nuk janë video origjinale. Pavarësisht disa problemeve, videot dhe audiot e rreme po bëhen shumë reale.

Është kjo gjë që ka filluar të shqetësojë hulumtuesit me frikën se deepfake mund të përdoren në formë propagande, apo të tregojnë njerëzit në situata të pahijshme si në një video pornografike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel zbulon procesorin me të gjitha bërthamat me frekuencë 5Ghz

Tags >

Deepfake
Lajmet e fundit>