Biznes

Del në bursë, sa vlen Spotify?

Mar 2 2018
0 Shpërndarje
Spotify synon ti shesë aksionet nga 37.50 dollarë deri në 125 dollarë secilin. Vlera potenciale e kompanisë bazohet në një kombinim të çmimit të stokut dhe numrit të aksioneve. Del në bursë, sa vlen Spotify? Photo Source: Reuters

Ditën e Mërkure Spotify nisi përgatitjen për daljen në bursë një lëvizje e cila mund të vlerësojë shërbimin më popullor të muzikës me 23 miliardë dollarë.

Aksionet e Spotify do të listohen në bursën e New Yorkut. Në vend që të shesë aksione të reja, aksionerët aktualë do të shesin aksionet e tyre direkt në treg.

Qëllimi është ti lejojë investitorët dhe punonjësit të shesin aksionet e tyre dhe jo të kërkojë financim të ri.

Spotify ofron shërbim që nga 2008-ta dhe 159 milion përdorues aktivë në muaj përfshirë 71 milion me pagesë.

Rivali më i afërt, Apple Music ka 36 milion abonentë por ndryshe nga Spotify nuk ofron një shërbim falas.

Ekzistenca e Spotify është një mrekulli me vete: një kompani Suedeze e cila bind studiot më të mëdha në botë të ngarkojnë këngët e tyre ku njerëzit mund ti dëgjojnë pa pasur nevojë ti blejnë.

Spotify synon ti shesë aksionet nga 37.50 dollarë deri në 125 dollarë secilin. Vlera potenciale e kompanisë bazohet në një kombinim të çmimit të stokut dhe numrit të aksioneve.

Megjithatë investitorët privatë kanë për tendencë ti vlerësojnë firmat më shumë sesa tregjet publike. Konkretisht Snapchat vitin e kaluar arriti deri në 30 miliardë dollarë vlerë tregu ndërsa vuajti për të mbajtur këtë rekord.

Në aplikimin e Spotify thuhet se kompania ka humbur 1.2 miliardë Euro në 2017-ën megjithatë të ardhurat u rritën me 40% në 4 miliardë Euro.

Evropa është tregu më i madh i kompanisë me 58 milion përdorues aktivë ndjekur nga Amerika e Veriut. /CIO Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>