Harduer

Del në shitje karta e parë microSD në botë me kapacitet 1TB

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Maj 2019
0
Të kesh kartën microSD me kapacitetin më të lartë duket diçka fantastike. Por nëse kjo nuk ka rëndësi për ju, mund të gjeni karta microSD 512GB me çmime prej 100 dollarësh në Amazon. Del në shitje karta e parë microSD në botë me kapacitet 1TB

Karta microSD SanDisk Extreme me kapacitet prej 1TB zyrtarisht është në shitje për 449 dollarë dhe është më e madhe në botë që ka dalë në shitje.

Karta mund të blihet nga dyqani online i SanDisk apo edhe Amazon në Spanjë, Gjermani ose Britani.

Linja a kartave SanDisk Extreme reklamon shpejtësi leximi prej 160MB/s dhe shkrimi prej 90MB/s. Megjithatë nëse jeni prej atyre që realizoni video 4K, më mirë do të ishte të shkoni për SanDisk Ultra ku transferimi i të dhënave duhet të jetë më i shpejtë.

Nëse keni planifikuar të blini një kartë të tillë duhet të mësoni nëse pajisja juaj është e përshtatshme për të.

Të kesh kartën microSD me kapacitetin më të lartë duket diçka fantastike. Por nëse kjo nuk ka rëndësi për ju, mund të gjeni karta microSD 512GB me çmime prej 100 dollarësh në Amazon.

Madje SanDisk shet një model Ultra 400GB për 57 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lexar është kompania e parë që shet një kartë SD 1TB

Lajmet e fundit>