Harduer

Del në shitje telefoni i shumëpërfolur blockchain i HTC i quajtur Exodus 1

Oct 23 2018
0 Shpërndarje
Exodus 1 ka ekran 6-inç HD+, dy kamera të pasme 16-megapiksel, dy kamera frontale 8-megapiksel, procesor Snapdragon 845, 6GB RAM, 128GB memorie të brendshme dhe bateri 3,500 mAh. Del në shitje telefoni i shumëpërfolur blockchain i HTC i quajtur Exodus 1

HTC prezantoi ditën e sotme specifikat e telefonit të shumëpërfolur blockchain Exodus 1 dhe nga dita e sotme përdoruesit mund të porositin një të tillë.

Telefoni përmban një portofol të mbrojtur nga sistemi operativ Android dhe përdoret për të ruajtur çelësat e kriptomonedhave si CryptoKitties.

Telefoni u prezantua në Maj për herë të parë dhe është një prej projekteve më intriguese të kompanisë.

Kur u zbulua për herë të parë shefi ekzekutiv i HTC Phil Chen tha se Exodus do të thjeshtë tregtimin e bitcoin mes përdoruesve por asnjë prej planeve të hershme nuk u fol së fundi.

Exodus 1 ka ekran 6-inç HD+, dy kamera të pasme 16-megapiksel, dy kamera frontale 8-megapiksel, procesor Snapdragon 845, 6GB RAM, 128GB memorie të brendshme dhe bateri 3,500 mAh.

Funksionon me Android Oreo dhe është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit me certifikimin IP68.

Telefoni do të shitet për 0.15 bitcoin ose 4.78 ethereum, që aktualisht i bie të jenë 960 dollarë.

Exodus 1 dërgohet në Dhjetor dhe është i disponueshëm në 34 vende të botës.

HTC ka krijuar një mekanizëm për rikuperimin e informacionit në rast se humbisni telefonin.

Duke përzgjedhur disa miq, HTC përmes një algoritmi sekret dërgon një informacion tek secili prej miqve të përzgjedhur dhe duke kombinuar së bashku mund të aksesohet informacioni në telefonin e humbur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>