Harduer

Del në treg një Notebook i ri

Publikuar , 02 Tetor 2012
0
Del në treg një Notebook i ri

Nëse idetë tuaja për lojëra nuk kanë të bëjnë me telefonat, tabletat apo konsolat e tjera, por vetëm me laptopët, atëherë Maingear Nomad 17 është fiks për ju.

I përshkruar si shumë i shpejtë për lojëra nga Boutique System Builder, Maingear Nomad 17 është një laptop 17-inç në gjeneratën e 3-të të proçesorëve Intel Core i.

Duke filluar me çmimin prej 1,599$, Nomad 17 thuhet se është i vetmi laptop për lojra në treg me disa ngjyra të ndryshme, ku 6 prej tyre, konsumatori mund ti zgjedhë.

Nga pjesët e tij të brendshme, Maingear 17-inç përbëhet nga një proçesor deri tek versioni i Intel Core i7-3840QM (8MB cache, deri në 2.8GHz w/Turbo Boost 2.0).

Pjesa tjetër e karakteristikave është si më poshtë:

· Proçesor: Deri në gjeneratën e 3-të Intel® i7-3840QM

· Karta Grafike: NVIDIA® GeForce® GTX 675M ose680M

· Ekrani: 17.3″ Full HD 1920 x 1080 – (1080p) (16:9 Pamje) Anti-glare LED Backlit Matte Finish

· Memorja: Up to 32GB Dual Channel DDR5 – 1600Mhz

· Optical Drive: Deri në 2X lexues Blu-ray /8x Multi Combo (BD-R, DVD+-RW, CD-RW)

· Hard Disku: Deri në dual 512GB Solid State Drive ose dual 750GB 7200RPM SATA 2.5

· Adaptuesi Rrjetit: Integrated 802.11n b/g/n wireless

· Audio: THX TruStudio Pro Integrated High-Definition Audio HD Audio me spikera nga DynAudio

· Lexuesi Kartës: Built in 4-in-1

· Sistemi i Operimit: Genuine Windows® 7 Home, Professional ose Ultimate 64-Bit

· Bateria: Li-Polymer Lithium-Ion

· I/O Ports: 1 HDMI out, 1 DVI-I out, 2 USB 2.0, 3 USB 3.0, 1 IEEE-1394 Fire Wire,

· 1 S/PDIF out, 1 RJ-45 LAN, 1 RJ-11

· Përmasat: (Gjer)16.85″ x (L)2.17″ x (Gjat)11.34″. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas vitesh mungesë rikthehet jailbreak për iPhone

Tags >

laptop