Lajmet

Del në treg numri i ri i revistës “ComputerWorld Albanian” dhe së shpejti hapet gara për Albanian ICT Awards II

Publikuar , 10 Janar 2014
Del në treg numri i ri i revistës “ComputerWorld Albanian” dhe së shpejti hapet gara për Albanian ICT Awards II

Në një event të posaçëm të mbajtur gjatë ditës së enjte, më 9 janar 2014, nga shtëpia botuese ICTSmedia, është prezantuar zyrtarisht numri i ri i revistës inovative për teknologji, “ComputerWorld Albanian”. Të ftuar të të gjithë sektorëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Shqipëri, por jo vetëm, pasi edhe përfaqësues nga bota akademike dhe mediatike ishin të pranishëm dje në Qendrën “Protik” ku, përveç lançimit të numrit të ri të revistës, u fol edhe mbi eventin e suksesshëm Albanian ICT Awards II, që do të hapë dyert shumë shpejt për gjithë aplikantët e kësaj fushe.

[youtube id=”xYuyhDTXhCU”]

Të pranishëm në këtë eveniment ceremonial ishte edhe partneri strategjik i eventit dhe njëri ndër mbështetësit kryesorë të nismës se ICT Awards II, Drejtoresha e Fondacionit “Dritan Hoxha”, Vjollca Dako e cila përfaqësonte një institucion mbështetës të eventit, filozofia e të cilit lidhet ngushtë me konceptin e nismës së konkursit mbarëkombëtarë në fushën e TIK-ut.

CWAII_C1Partnerët dhe mbështetësit e tjerë të ftuar në hapjen e ngjarjes së dytë ishin: Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), me përfaqësues z. Dritan Mezini, duke shprehur gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme të këtij konkursi, kompanitë promovuese dhe partnere të eventit si Raiffeisen Bank, Vodafone Albania, Microsoft Albania dhe përfaqësues biznesesh, institucionesh dhe kompanive të ndryshme.

IMG_0673Me fjalimet e tyre ishin edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë, Milena Harito, e cila vlerësoi nismat e ndërmarra nga kompania ICTSmedia, për të sjellë një botim të shtypur lidhur me teknologjinë në duart e lexuesve shqiptarë si dhe për inovacionin që sjell Albanian ICT Awards në radhët e profesionistëve të ICT-së në Shqipëri. Ajo theksoi se industria e Teknologjisë së Informacionit është një pjesë e pandashme e punës sonë të përditshme dhe se ministria që ajo drejton po synon të rrisë aksesin e shqiptarëve në internet. “Shumë shkolla të mesme do të pajisen me tabletë brenda këtij viti,” tha Harito. Ndoshta për ne në qytetet kryesore të Shqipërisë aksesi në internet është diçka e natyrshme, tha ministrja, por ai mungon dhe shihet si privilegj në shumë zona të tjera të vendit.

LEXO EDHE:  Roblox kthehet online pas 3 ditësh ndërprerje

IMG_0715

Si përfaqësuese e akademikëve të suksesshëm, njëkohësisht edhe si anëtare e jurisë në edicionin e parë të Albanian ICT Awards, profesoresha e njohur përmes punës së saj si pedagoge e vlerësuar në Darmstad të Gjermanisë, Mira Mezini, foli mbi rëndësinë e nxitjes së inovacionit në Shqipëri. “Duke zhvilluar sektorin e TIK-ut në Shqipëri, në terma afatgjatë, mundet që vendi ynë të konkurrojë të paktën me vendet e rajonit,” tha ajo. Nisma si ajo e Albanian ICT Awards janë mjaft pozitive në frymëzimin dhe shtysën që u japin individëve, shtoi Mezini. Profesoresha vlerësoi edhe revistën ComputerWorld Albanian, duke uruar që botimi i saj të jetë sa më i shpeshtë në tregun mbarëshqiptar.

IMG_0564

Aleksandër Çipa foli në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, duke nxjerrë në pah nevojën e të pasurit të gazetarëve të mirëfilltë të teknologjisë, në mënyrë që lajmi të përçohet sa më mirë tek lexuesit. Gjatë fjalimit të tij, ai vlerësoi publikisht numrin jubilar të revistës “ComputerWorld Albanian”, i cili u hodh në treg me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke përgëzuar redaksinë për tematikën e gjetur dhe morinë e informacioneve të larmishme dhe mjaft interesante që përfshiheshin në atë numër.

IMG_0523Në vijim, kryeredaktori i revistës, Fatjon Cuka, theksoi se botime të tilla në fushën e teknologjisë shërbejnë edhe si nxitëse të krijimit të takimeve dhe organizmave për unifikimin e termave të kësaj fushe në gjuhën shqipe. Sipas tij “ComputerWorld Albanian” do të shërbejë si një udhërrëfyese e zhvillimeve, trendeve të ICT-së dhe e pasqyrimeve të tyre në gjithë hapësirën mbarëshqiptare.

Të pranishëm në këtë eveniment ceremonial ishte edhe partneri strategjik i eventit dhe njëri ndër mbështetësit kryesorë të nismës se ICT Awards II, Drejtoresha e Fondacionit “Dritan Hoxha”, Vjollca Dako e cila përfaqësonte një institucion mbështetës të eventit, filozofia e të cilit lidhet ngushtë me konceptin e nismës së konkursit mbarëkombëtarë në fushën e TIK-ut.

LEXO EDHE:  Droni i parë Shqiptar që dëshmon kapacitetet e Shqipërisë në teknologji dhe inovacion

IMG_0651

Partnerët dhe mbështetësit e tjerë të ftuar në hapjen e ngjarjes së dytë ishin: Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), me përfaqësues z. Dritan Mezini, duke shprehur gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme të këtij konkursi, kompanitë promovuese dhe partnere të eventit si Raiffeisen Bank, Vodafone Albania, Microsoft Albania dhe përfaqësues biznesesh, institucionesh dhe kompanive të ndryshme.

IMG_0498Numri i ri i revistës “ComputerWorld Albanian” përmban një tematikë të larmishme, duke filluar nga një seksion i veçantë kushtuar eventit të suksesshëm Albanian ICT Awards 2012, intervista me fituesit e kategorive, shkrime të dedikuara nga profesionistë të shquar të TIK-ut në trevat mbarëshqiptare si Shkumbin Hamiti, Prof Dr. Kozeta Sevrani, Dr. Genci Likoskendaj, Prof. Ledia Hajderi, Dr. Milena Harito, Albi Greva, psikologia Silvana Loka etj. Revista trajton gjithashtu edhe trendet më të fundit të teknologjisë mobile, statistika shqiptare dhe botërore të kësaj industrie, historikun nga telefoni i parë e deri tek smartfonët e fundit, zhvillimet shqiptare në botën mobile, platforma për krijimin e aplikacioneve mobile, përhapja e teknologjisë mobile në sektorë të rëndësishëm si ai bankar, arsimor, shendetësor etj. Revista gjendet prej datës 9 janar në pjesën më të madhe të pikave të shitjes në Shqipëri e Kosovë.

IMG_0668Përfaqësuesi i shtëpisë botuese ICTSmedia, Kushtrim Shala, foli së fundmi mbi edicionin e dytë të Albanian ICT Awards, i cili do të fillojë shumë shpejt fazën e parë të pranimit të aplikimeve. Duke bërë një rishikim të shkurtër përmes një videoje përmbledhëse nga eventi i vitit të kaluar dhe duke nënvijëzuar edhe njëherë rëndësinë e këtyre kompeticioneve në gjithë ambientet e TIK-ut në Shqipëri, Shala nxiti të gjithë të interesuarit të aplikojnë me hapjen zyrtare të pranimit të aplikimeve. Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe eventi i këtij viti do të vlerësojë individë ose grupe pune në pesë kategori: Inovacioni TIK i vitit, Mobiliteti TIK i vitit, Akademiku TIK i vitit, Tema e Diplomës TIK e vitit dhe Ylli në Ngritje TIK i vitit.

LEXO EDHE:  Snapchat ishte fitimtari i madh nga rënia e aplikacioneve të Facebook

[youtube id=”kcHfFsmB5Ig”]

Çmimet “Albanian ICT Awards” simbolizojnë mirënjohjen, falenderimin dhe shpërblimin për punën krijuese për të gjithë individët, grupet e punës apo kompanitë që kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore, në hartimin e projekteve në fushat mobile, desktop, shërbime online etj. (PCWorld Albanian)