Biznes

Dell braktis BlackBerry, fokusohet në WP7

Publikuar , 05 Nëntor 2010
0
Dell braktis BlackBerry, fokusohet në WP7

Përfaqësuesi i kompanisë, David Frink pret që ky ndërrim të filloj në një të ardhme të afërt por tha për Reuters që ndërrimi do të bëhet gradualisht.

Tranzicioni pritej pasi që hyrja e Dell në smartphone i dha një nxitje për të kthyer prodhimet e veta. Kjo megjithatë shërben si një qortim për Google pasi që kompania kishte kapërcyer të gjitha telefonat aktual dhe të ardhshëm të Android, siç janë Aero dhe një telefon Flash, Smoke and Thunder. Google ka promovuar versionet e reja të Android si work-friendly, por lidhja e WP7 me Exchange, shërbim i Microsoft, potencialisht i jep një avantazh tjetër.

Për RIM, ky veprim është një humbje simbolike të një klienti të rëndësishëm siç janë korporatat e ndryshme në SHBA dhe përbën problemet e saj aktuale në treg. Ajo ka humbur tashmë gjysmën e pjesës së saj të tregut në SHBA gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të NPD, dhe kompania nuk mund të llogaris në Dell për kthimin e konsumatorëve. BlackBerry ka qenë historikisht e varur në klientët e korporatave por ka qenë nën presion jo vetëm nga rritja e papunësisë por edhe nga kompanitë që kanë lejuar adaptimin në Android dhe iPhone./pcworld.al

LEXO EDHE:  Shqiptarët paguan 10 mln euro taksa për Radio Televizionin Shqiptar në 2018

Lajmet e fundit>