Biznes

Dell del nga tregu i smartfonëve

Publikuar , 16 Dhjetor 2012
0
Dell del nga tregu i smartfonëve

DELLEdhe pse dikush mund të argumentojë se Dell nuk ka qenë ndonjëherë në të vërtetë në tregun e smartfonëve, ka bërë mjaft përpjekje për të tërhequr vëmendje me të dy llojet e platformave telefonike, Android dhe Windows.

Linjat e telefonave të prodhuar nga Dell : Dell Streak dhe Venue Pro Windows, dolën se ishin pa interes për përdoruesit.

Pavarësisht këtij fakti, deri në mars Dell ishte ende duke i shitur këto pajisje në faqen e tyre zyrtare web, por tashmë janë zhdukur përfundimisht.

Jeff Clarke, kreu i biznesit të përdoruesve të Dell, konfirmoi mungesën e ardhshme të smartfonëve prodhuar nga kjo kompani në konferencën e fundit Botërore të Dell duke deklaruar se nevojitet shumë investim për të qenë me të vërtetë i sukseshëm.

Tani për tani, Dell do të përqendrojë përpjekjet e saj në prodhimin e PC-ve që funksionojnë me Microsoft Windows 8 dhe kompjuterat tabletë të bazuar në Windows RT. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve çuditërisht po rriten

Tags >

dell
Lajmet e fundit>