Harduer

Dell dhe HP thonë se Windows 8 po prish shitjet e PC-ve

Publikuar , 27 Gusht 2012
0
Dell dhe HP thonë se Windows 8 po prish shitjet e PC-ve

Sipas Dell dhe HP, kjo rënie në fushën e PC-ve i detyrohet Windows 8, e cila nuk do të bëjë shumë për të ndryshuar situatën, të paktën deri diku në vitin tjetër.

Gjatë konferencave të tyre për të folur mbi fitimet personale, të dyja kompanitë respektivisht vunë në dukje problemin me shitjet e PC-ve.

Dell doli hapur dhe tha se pritjet për Windows 8 kanë ngadalësuar shumë shitjet në këtë kohë, gjithsesi pranoi gjithashtu se çdo fitim që do të sjellë shitja e sistemit të ri operativ, do të transmetohet për vitin tjetër.

IDC i ndalon duke thënë se faktorë si Windows 8 mund të përbëjnë një seri faktorësh pozitivë vitin e ardhshëm.

Gjithsesi do të ketë dhe pengesa, si p.sh. adaptimin e përdoruesve në një sistem operativ që ka shumë ndryshime nga ai i tanishmi. Ekosistemi i PC-ve përballet me një punë të madhe që ka përpara në treg.

HP nuk e përmend Windows 8 me emër, por thotë se njerëzit nuk po blejnë PC pasi po presin të shikojnë se çfarë do të dalë më tej.

“Tregu i PC-ve ngelet i dobët, dhe inventari i vet për t’u shitur duket shumë më vonë në të ardhmen” tha drejtori i kompanisë Meg Whitman në konferencë.” Të ardhurat e kompanisë u ulën me 10% nga viti në vit duke u ndjekur nga kjo konkurrencë e egër.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

Lajmet e fundit>