Harduer

Dell Mini përfundon aventurën në treg

Publikuar , 16 Dhjetor 2011
0
Dell Mini përfundon aventurën në treg

Kompania Dell me këtë hap ka shënuar stopimin e dytë me radh në kuadër të linjës së saja të produkteve pasi që më parë ka stopuar edhe prodhimin e Dell Streak 7. MyDellMini.com, që është “forumi më i madh i dedikuar Dell Minit’ dhe Dell Streak’ut”, duket se tani do të jetë në krizë të ekzisitmit.

Në deklaratën për The Verge, Alison Gardner Drejtoresh e Marketingut pranë Dell tha se planet e së ardhmes së kompanisë janë të lidhura me produkte të “holla dhe të fuqishme”. Kjo është diçka edhe e njohur pasi që kompania është fokusuar mjaft shumë në ultrabook dhe në këtë segment veçse ka konurrenc nga prodhuesit si Asus, Acer, Lenovo dhe Toshiba. Dell ende nuk ka paralajmëruar modelin e tyre për ultrabook por pritet të veprojnë kështu në janar gjatë CES 2012 që mbahet në Las Vegas.

Dell Mini ka pasur një jetë të shkurtër dhe një lansim në shtator 2008, ku Dell Mini 9 kushtonte 350 dollarë dhe kishte system operativ Ubuntu (me Windows XP, kushtonte 450$). Mini 9 u përcoll nga Mini 9, Mini 10 dhe Mini 12, ku që të gjithë tani do të jenë pjesë e historisë së produkteve të Dell.

Mos harroni se ka ende produkte të këtilla në shitje kështu që nuk do të mbetni keq… /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Huawei jep datën e debutimit të flagshipit P30

Lajmet e fundit>