Harduer

Dell nxjerr një trio pajisjesh XPS me Windows 8

Publikuar , 05 Shtator 2012
0
Dell nxjerr një trio pajisjesh XPS me Windows 8

Bashkë me pajisjet që u prezantuan në panairin IFA të Berlinit, doli dhe një trio nga PC-të e Dell, XPS.

Tableti Dell XPS 10 Windows RT, Ultrabook-u XPS Duo 12 si dhe All-In-One PC XPS One 27.

Dell XPS 10: Së fundmi, Dell u emërua nga Microsoft si një nga firmat e pakta që do të kishin Windows RT, gjithsesi nuk u prezantua asnjë pajisje.

Nëqoftëse, pyesni veten se si do të jetë kjo pajisja e Dell, ajo i ngjan nga forma DELL XPS 10 ARM, për të cilën nuk dimë shumë gjëra përveç se ka një ekran 10 inç dhe një tastierë mobile. XPS Dio 12:

Nëqoftëse e keni parë Dell Inspiron Duo netbook, që u lansua në fundin e 2010, atëherë e dini se nga erdhi Duo 12.

XPS Duo 12 është e pajisur me një ekran 12.5 inç Full HD. Falë dizajnit që ka me hapje, duke e palosur ekranin që ka prej Gorilla Glass, ju merrni një talbet Windows 8. XPS One 27: Si dy pajisjet e tjera XPS që dolën, edhe kjo është me prekje, por e një madhësie më të madhe.

Ka një ekran 27 inç Wide Quad HD Display (2560×1440) dhe thuhet se transmeton dyfishin e dendësisë së një 27 inç AIO PC.

Detajet tjera rreth çmimit të pajisjeve pritet të dalin më vonë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dell prezantoi monitorin e parë në botë 49-inç Quad HD

Lajmet e fundit>