Harduer

Dell ofron tabletët Windows RT me çmim më të ulët në treg

Publikuar , 19 Gusht 2013
0
Dell ofron tabletët Windows RT me çmim më të ulët në treg

Dell ka bërë disa ndryshime të mëdha në uebfaqen e vet lidhur me tabletët Windows RT.

Që prej muajit maj kompania ka ulur në mënyrë të vazhdueshme çmimet e tabletëve të vet me Windows RT, pasi pranoi më në fund se ata nuk po shiteshin aq shumë sa mendonte.

Kur u prezantua për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, tableti XPS kushtonte 499 $. Në muajin maj çmimi i tij u ul në 299 $. Mesa duket, kompania po përpiqet me çdo kusht që të tërheqë konsumatorët duke reduktuar në minimum çmimet. Ndërkohë, ditën e premte, tableti më i lirë me tastierë kushtonte 479 $.

Shitja e tabletëve me tastierë nënkupton se ato nuk janë krijuar përgjithësisht thjesht për të lexuar apo për të naviguar në ueb. Qëllimi i tyre kryesor është edhe për të shkruar e për të komunikuar me tekst, ashtu si një laptop. Të premten, një tablet me 32 GB hapësirë kujtese kushtonte 299 $, edhe pse u listua më pas si “jo i disponueshëm për momentin”.

Ndërkohë, në fund të ditës u shfaq një XPS me 64 GB. Të vetmet modele që ishin ende në shitje gjatë të premtes ishin ato me tastierë, të cilat kushtonin 479 $. Një version tjetër me LTE (4G) i XPS 10 kushtonte 579 $.

Përveç lidhjes me intenetin dhe hapësirës së kujtesës, të gjithë tabletët kanë karakteristika të njëjta. Procesori është1.5GHz Qualcomm Snapdragon S4, ekrani 10.1-inch me rezolucion 1366 x 768. Windows RT është një version i Windows 8 për procesorëtme ARM si Snapdragon. (PCWorld Albanian)

dell

LEXO EDHE:  Dell përgatit laptopin e parë OLED

Lajmet e fundit>