Harduer

Dell përditëson laptopët me procesorët e gjeneratës së 10-të Intel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Gusht 2019
0
Gjithashtu kompania përditësoi tërë linjën Inspiron me procesorët Intel përfshirë modelet Inpiron 13, 15, 17, 7200 2n1, 14, 15 5000 2n1 dhe 13 5000. Dell përditëson laptopët me procesorët e gjeneratës së 10-të Intel

Intel prezantoi gjeneratën e 10 të procesorëve për laptopët ultra-portativë dhe natyrisht me këtë lajm duhet të vijnë edhe prezantime laptopësh të rinj gjithashtu.

Një prej laptopëve ultra-portativë më popullor në treg është padyshim linja Dell XPS 13, dhe ky model tashmë mund të blihet me gjeneratën e 10-të të procesorëve Intel, konkretisht një Core i7 me gjashtë bërthama e serisë U.

XPS 13 gjithashtu paketon një çip Wi-Fi 6 të Intel i cili do të rrisë shpejtësinë me tre herë të internetit wireless. Disa modele të rangut të lartë do të vinë me Dell Cinema Color dhe Dolby Vision e madje edhe ekran 4K Ultra HD Infinity Edge.

Jetëgjatësia e baterisë është plot 19 orë edhe bie në 11 orë nëse zgjidhni ekranin 4K. XPS 13 del në shitje më 27 Gusht për 900 dollarë por duhet të paguani më tepër për opsionet si 4K.

Por XPS 13 nuk është i vetmi kompjuter Dell që pajiset me procesorët e fundit Intel. Kompania na rikujtoi XPS 13 2n1.

Gjithashtu kompania përditësoi tërë linjën Inspiron me procesorët Intel përfshirë modelet Inspiron 13, 15, 17, 7200 2n1, 14, 15 5000 2n1 dhe 13 5000.

Edhe për biznesin ka menduar Dell duke përditësuar me procesorët Intel modelet Vostra 13, 14 dhe 15. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja planet e Apple për MacBook me ekrane të mëdha dhe monitorët e jashtëm për 2019

Tags >

dellintel
Lajmet e fundit>