Harduer

Dell përditëson linjën e laptopëve XPS 13

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2020
0
Janë laptopët e parë Dell që marrin certifikimin Evo të Intel, që do të thotë se kanë teknologjinë e karikimit të shpejtë dhe mund të mbijetojnë për 9 orë me një karikim të vetëm. Dell përditëson linjën e laptopëve XPS 13

Dell përditësoi ditën e Hënë linjën e laptopëve XPS me procesorët e gjeneratës së 11-të Intel. Konkretisht u rifreskuan modelet XPS 13 2n1, XPS 13 dhe XPS12 Developer Edition.

Janë laptopët e parë Dell që marrin certifikimin Evo të Intel, që do të thotë se kanë teknologjinë e karikimit të shpejtë dhe mund të mbijetojnë për 9 orë me një karikim të vetëm. Gjithashtu mund të zgjohen nga “gjumi” nën 1 sekondë.

Të tre sistemet janë pajisur me porta të reja Thunderbolt 4 dhe memoria RAM është përmirësuar në frekuencë nga 3,733Mhz LPDDR4X në 4,267Mhz dhe kapacitet maksimal prej 32GB RAM. Fuqizohet nga procesorët Intel Tiger Lake të gjeneratës së 11-të prezantuar muajin e kaluar nga Intel.

Një detaj me rëndësi i këtyre modeleve është padyshim grafikat Intel Xe. Modeli 2n1 ka një kamër IR e cila vihet në funksion nga Windows Hello. Modeli i konvertueshëm fillon nga 1,249 dollarë ndërsa XPS 13 nga 999 dollarë.

Modeli Developer Edition sjell Ubuntu 20.04LTS dhe Dell thotë se mund të qëndrojë me një karikim të vetëm për 19 orë. Ky model vjen me ekranin e ri InfinityEdge FHD+ ndërsa Dell nuk zbuloi çmimin. Laptopët dalin në shitje më 30 Shtator dhe do të shfaqen në tregjet Amerikane, Evropiane dhe Aziatike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telekomi i Maqedonisë teston 5G në Shkup

Tags >

dellintel