Lajmet

Dell pre e një sulmi kibernetik, ndryshon fjalëkalimet e përdoruesve të Dell.com

Nov 29 2018
0 Shpërndarje
Dell nuk dha detaje për kompleksitetin e algoritmit i cili shndërron fjalëkalimet në “Hash” por ato që janë ruajtur në formatin MD5 mund të dekriptohen në pak sekonda. Dell pre e një sulmi kibernetik, ndryshon fjalëkalimet e përdoruesve të Dell.com

Gjigandi Amerikan i harduerit Dell lajmëroi ditën e sotme se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik i në fillim të muajit Nëntor.

Kompania kishte identifikuar një qasje të paautorizuar në informacionet e konsumatorëve në Dell.com të cilat kishin në përbërje emra konsumatorësh, adresa e-mail dhe fjakalime “Hash.”

Dell nuk dha detaje për kompleksitetin e algoritmit i cili shndërron fjalëkalimet në “Hash” por ato që janë ruajtur në formatin MD5 mund të dekriptohen në pak sekonda.

Aktualisht kompania ka nisur hetimet për incidentin dhe tha se sulmi nuk ka shkaktuar probleme “të mëdha” me argumentin se inxhinierët e sigurisë e kanë gjetur po të njëjtën ditë që kishte nisur.

Gjithashtu tha se hakerët nuk kishte pasur objektiv kartat e debitit dhe kreditit të konsumaorëve. Dell ka nisur një fushatë për ndryshimin e fjalëkalimeve të konsumatorëve dhe ka njoftuar agjencitë ligjzabutese. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>