Harduer

Dell prezantoi monitorin e parë në botë 49-inç Quad HD

Oct 15 2018
0 Shpërndarje
Nuk mungojnë portat HDMI, DisplayPort dhe USB-C, por monitori i Dell ofron mbështetje edhe për tastierë dhe maus. Dell prezantoi monitorin e parë në botë 49-inç Quad HD

Dell UltraSharp U4919DW është monitor i parë super i gjerë 49-inç Quad HD në treg.

Ndërkohë që nuk mungojnë monitorët super të gjerë me raport 32:9, ato kanë vetëm rezolucion 1080p.

Në rastin e Dell, monitori ka më shumë piksel dhe shikueshmëri më të mirë nga këndet.

Por çfarë e diferencon monitorin e Dell?

U4919DW ka rezolucion 5120×1440 piksel. Përveç këtij rezolucioni të lartë, monitori vjen me një përkulje 3800R me 109 piksel për çdo inç dhe 100% mbështetje për sRGB.

Nuk mungojnë portat HDMI, DisplayPort dhe USB-C, por monitori i Dell ofron mbështetje edhe për tastierë dhe maus.

Dell thotë se UltraSharp u kushton entuziastëve 1,599 dollarë, një çmim tejet i kripur për një monitor.

Megjithatë krahasuar me rivalët, monitori është më i lirë se monitori 27-inç 4K i Acer. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>