Harduer

Dell prezanton linjën e re të tabletëve dhe laptopëve

Publikuar , 03 Tetor 2013
0
Dell prezanton linjën e re të tabletëve dhe laptopëve

dell tableteDell ka prezantuar linjën e re të tabletëve dhe laptopëve, një lëvizje e domosdoshme për kompaninë duke qenë se së fundmi nuk e ka pasur të lehtë të ketë sukses për shkak të rritjes së konkurrencës.

Është e vërtetë që Dell vazhdon të mbetet një prej prodhuesve më të fuqishëm të kompjuterëve personalë, por rivalë të tillë si Lenovo apo prodhuesit e tjerë aziatikë kanë bërë që pjesa e tregut e zotëruar nga kompania të zvogëlohet.

Më poshtë po iu prezantojmë shkurtimisht me pajisjet më të fundit të prodhuara nga kompania.

Laptopë

– XPS 13 është një laptop me bateri të fuqishme që reziston deri në 10.5 orë dhe është i pajisur me procesorin Intel të ashtuquajtur Haswell. Sam Burd, zv. President i kompjuterëve personalë (PC) në Dell e ka cilësuar këtë pajisje si laptopin më kompakt që ekziston në planet me ekran 13 inç dhe rezolucion full HD.

– XPS 15 është një laptop me ekran 15.6 inç dhe është cilësuar nga Burd si aptopi më i fuqishëm që kompania ka prodhuar ndonjëherë. Pajisja disponon një monitor “Quad HD + IGZO” me rezolucion 3,200×1,800, kartë grafike Nvidia dhe 4 procesorë (quad core).

Dell XPS 15

– Notebook XPS 11

Dell XPS 11

Tabletë

– Dell Venue 7 dhe Dell Venue 8 janë dy tabletë me sistem Android dhe me ekranet përkatësisht 7 inç dhe 8 inç. Të dyja pajisjet kanë procesor Intel.

Dell Venue 7– Dell Venue 8 pro ka sistem Windows 8 dhe ofrohet me dizajn opsional për konsumatorët.

– Dell Venue 11 Pro është një tablet me sistem Windows 8 i cili ofrohet për konsumatorët me një tastierë e cila mund të montohet në veçanti. Përdorimi i kësaj tastiere siguron 17 orë shtesë në jetën e baterisë.

LEXO EDHE:  Apple paralajmëron të gjithë blerësit e modeleve iPhone 11

Dell ka deklaruar se në vazhdimësi do përkushtohet akoma më tepër ndaj prodhimit të tabletëve duke qenë se e ardhmja e tyre parashikohet të jetë e suksesshme. Pas disa vitesh rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën do të disponojnë tabletë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>