Vëzhgim

Dell refuzon fajësimin për problemet me OptiPlex

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Dell refuzon fajësimin për problemet me OptiPlex

“Dell nuk ka shitur me dijeni pllaka me defekte, dhe ne kemi punuar drejtpërsëdrejti me konsumatorë në situata ku ka ndodhur ky problem” tha zëdhënësi i Dell, Lionel Menchaca.

Çështja daton qysh prej vitit 2007 kur një padi e ngritur nga Advanced Internet Technologies (AIT), akuzoi Dell se me dijeni po shet desktop me defekte dhe më pas po nisën një premtim për të zgjeruar mbulueshmërinë e garancionit. Megjithëse rasti ishte më shumë se tre vite i vjetër, ai bëri bum gjatë kësaj jave kur dokumentet në këtë rast u shpalosën dhe New York Times, i dha një theksim të veçantë ngjarjes.

Dell të mërkurën e quajti çështjen “lajm të vjetër” dhe theksoi se problemi ka buruar nga prodhuesi i kondensatorëve, e jo nga Dell. Në blog postin e së enjtes, Menchaca insitoi se çështja nuk ka të bëjë vetëm me Dell por me shumë pjesëmarrës të industrisë. Prodhues si Dell, Hewlett-Packard e Apple që kanë blerë kondensatorë nga Nichicon (që kanë shpërthyer dhe kanë rrjedhë lëng), kanë pasur probleme që kanë shkaktuar tejngrohje, bllokime dhe humbje të të dhënave.

Por në anën tjetër storia tek New York Times, thekson se Dell ka vuajtur nga ky problem “më shumë se rivalët” dhe ka vazhduar të ofrojë pajisje me defekte tek konsumatorët e saj edhe kur ka kuptuar problemin. Menchaca hodhi posht këtë. “Dell ka anuluar përdorimin e kondensatorëve nga Nichicon pasi zbuloi një problem në procesin e prodhimit” shkroi ai. “Ne në mënyrë rutinore hulumtojmë defektet, dhe gjithashtu bëjmë auditime, siç kemi bërë me fabrikën e Nichicon, e gjithashtu kemi punuar edhe me konsumatorët e kompjtuerëve OptiFlex për të sistemuar gjërat”.

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Dështimet e kompjuterëve OptiFlex kanë pasur dallime “prej konsumatorti në konsumator” dhe nga numri i kondensatorëve Nichicon në pllaka amë të konsumatorëve”, shkroi Menchaca.

Lajmet e fundit>