Harduer

Dell shfaq serinë e re S të monitorëve

Publikuar , 25 Shtator 2012
0
Dell shfaq serinë e re S të monitorëve

Dell gjithmonë ka qenë mes më të mirëve për sa i përket cilësisë së monitorëve me një çmim të arsyeshëm, dhe me sa duket ata janë në kërkim për të vazhduar traditën me 5 seri të reja të modeleve S.

Ekranet e reja variojnë në një madhësi prej 27-inç deri tek 21.5-inç, kjo për ata që kërkojnë çmimin më të mirë.

Secili prej tyre është i aftë të japë pamje 1080p, por të gjithë presim dhe lidhja apo cilësia varen shumë nga çmimi.

Dy ekranet më të mira dhe më të mëdhaja janë ai 27-inç S2740L për 399$ dhe versioni tjetër 24-inç S2440L me një çmim prej 299$. Të dy ekranet kanë tiparet e rregullueshmërisë, dhe atë pamjen fantastike cep-më-cep, xhami është shumë i përshtatshëm për ata që mendojnë të përdorin Nvidia për lojrat ose Eyefinity.

Të dyja suportojnë HDMI dhe porta VGA, megjithatë çuditërisht, vetëm monitori 27-inç ka DVI. Adaptuesit e HDMI në DVI janë të lira mjaftueshëm, por gjithsesi është një zgjedhje e çuditshme.

Tre modelet e tjera, që nga 23-inç deri tek 21.5-inç, nuk kanë të krahasuar me modelet e sipërpërmëndura. Kanë një çmim duke filluar nga 199$, megjithatë është shumë mahnitëse se sa shumë LCD mund të marrë një persone me kaq pak para këto ditë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dell pre e një sulmi kibernetik, ndryshon fjalëkalimet e përdoruesve të Dell.com

Tags >

dellekran
Lajmet e fundit>