Harduer

Dell shpalos laptopin e fuqishëm XT2 XFR

Publikuar , 27 Tetor 2009
0
Dell shpalos laptopin e fuqishëm XT2 XFR

XT2 XFR ka një peshë relativisht të lehtë prej 2.4 kg dhe veçohet me një ekran 12.1 inç me rezolucion 1.280 x 800 piksela i cili është i ndjeshëm në prekje – gjë që tregon se ky laptop është prodhuar që të shfrytëzojë më së miri veçoritë e Windows 7.

Nën eksterierin e tij të blinduar, eksiton një CPU 1.6 GHz Intel Core Duo, RAM mes 1 dhe 5 GB, grafikë të integruar Intel GMA 4500MHD dhe mundësi për të zgjedhur një SSD me 64 ose 128 GB, apo një HDD me kapacitet prej 160 GB.

Si standard eksitojnë edhe veçoritë Wi-Fi dhe Bluetooth, por konsumatorët mund të shtojnë edhe veçoritë për lidhje brezëgjerë mobile, GPS dhe ueb kamerë 2 megapikselëshe.

Laptopi robust tentohet ti drejtohet të gjithë personave që punojnë në kushte të vështira, duke përfshirë policët dhe punëtorët e emergjencës, duke pasur parasysh se është i certifikuar për punë në rërë dhe pluhur, temperatura mes -12 dhe 60 gradë celsius, shi të rëndë dhe kushte tjera ekstreme të ambientit.

Laptopi qëndron mes modelit Latitude E6400 XFR dhe Latitude E6400, me një çmim prej 2.271 funte.

LEXO EDHE:  iPhone e 2020-ës do të kenë teknologjinë që flagshipët Galaxy S10 e ofron sot

Lajmet e fundit>