Harduer

Dell sjell një kamër të cilësisë të lartë në çmim të ulët

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Gusht 2022
Lajmi i mirë është se Dell me këtë çmim ka përfshirë edhe një mikrofon për reduktimin e zhurmave duke adresuar një prej shqetësimeve kryesore të modelit 4K. Kamera e re është në shitje në mbarë botën nga dita e sotme. Dell sjell një kamër të cilësisë të lartë në çmim të ulët

Dell ka vendosur të shtojë një opsion të ri në listën e webkamerave për punën hibride. Dell Pro Webcam ka dizajnin kompakt në formë cilindri të Dell UltraSharp 4K Webcam.

Por në vend të rezolucionit 4K mund të regjistrojë video vetëm në rezolucionin 2560×1440 QHD duke e ndihmuar të mbajë një çmim më të ulët prej 134.99 dollarë.

Lajmi i mirë është se Dell me këtë çmim ka përfshirë edhe një mikrofon për reduktimin e zhurmave duke adresuar një prej shqetësimeve kryesore të modelit 4K. Kamera e re është në shitje në mbarë botën nga dita e sotme.

Në qendër të Pro Webcam është sensori Sony STARVIS i cili prodhon revolucion QHD me 30, 24 fps ose në 1080p me 60,30 dhe 24fps.  Ekziston edhe një rezolucion 720p por që nuk ofron asnjë përfitim për nga numri i frekuencave krahasuar me 1080p.

Njëlloj si modeli 4K, Dell Pro Webcom përdor përpunimin e imazhit për të përmirësuar cilësinë dhe aktivizuar HDR-në.

Optika përballë sensorit është një lente me hapje f/2.0 dhe zmadhim dixhital 4x me një fushëpamje prej 65 dhe 78 gradë.

Edhe pse kjo ueb kamër ndan shumë veçori me versionin Premium, siç është certifikimi për Zoom dhe Microsoft Teams, dallon nga modeli i shtrenjtë në shumë drejtime.

Një prej tipareve kryesore dalluese është përdorimi i një kablli USB-A i cili është i gjatë 1.5 metër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopët e rinj Dell kanë 128GB RAM DDR5 në një modul të vetëm

Tags >

dell