Harduer

Dell Precision M6500, laptopi i parë me 32 GB RAM

Publikuar , 20 Korrik 2010
0
Dell Precision M6500, laptopi i parë me 32 GB RAM

Dell Precision është 17 inçëshi i parë në treg që ofron deri në 32GB RAM. Përveç kësaj sasie masive të RAM-it, Dell Precision M6500 arrin i pajisur edhe me një procesor Intel Core i7 Extreme Edition dhe grafikë Nvidia Quadro FX 3800M.

Përveç fuqisë marramendëse në një laptop që u përmend më lartë, Precision ofron edhe përkrahje të avancuar për aplikacione për inxhinieri dhe dizajn, me dinamik fluide për të përkrahur të dhëna të mëdha.

Dell Precision M6500 do të jetë në duart e adhuruesve të AutoCAD-it, e aplikacioneve softuerike për Computer Aided Engineering si Ansys Workbench dhe Ansys Fluent, për një çmim prej 9.300 dollarë.

LEXO EDHE:  Nokia 9 PureView ka pesë kamera të pasme

Lajmet e fundit>