Lajmet

Dell shpreson në digjitalizimin e të dhënave mjekësore në Spitale

Publikuar , 11 Shtator 2009
0
Dell shpreson në digjitalizimin e të dhënave mjekësore në Spitale

E në këtë front duket se Dell është duke lëvizur para. OEM gjatë ditës enjte ka paralajmëruar paraqitjen e një shërbimi të ri i cili do t’i ndihmojë doktorët dhe spitalet që me lehtësi të bëjnë tranzicionin në të dhënat mjekësore elektronike (EMR).

Shërbimi veçse është në përdorim në disa spitale, dhe sipas Dell, sistemi EMR do të shërbejë si një lidhje mes doktorëve dhe spitaleve sponzoruese për të shkëmbyer informacione mbi pacientët, të bashkëpunojnë mbi kujdesin shëndetësor dhe si kthim gjithashtu do të shkurtojnë shpenzimet administrative.

Pritet që gjatë të ardhmes së afërt të ofrohen edhe iniciativa financiare për të zgjeruar këtë projekt, dhe sigurisht Dell ka nuhatur këtë gjë me kohë, dhe po shpreson të kalojë i pari në këtë front.

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy Note 10+ 5G, mbreti i ri i kamerave në listat e DxO

Lajmet e fundit>