Siguri

Dell zgjidh problemin me malware në pllaka amë

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
Dell zgjidh problemin me malware në pllaka amë

Malware i përshkruar edhe në raste të caktuara si spyware, ishte i ngulitur në firmware menaxhues të pllakave amë të serverëve, të cilat u dërguan si zëvendësim tek modele të caktuara të serverëve. Deri më tani nuk është e qartë cili lloj i firmware është i prekur, dhe as nuk dihet lloji i spyware.

Dell në anën tjetër thekson se spyware i pranishëm ndërlidhet vetëm me Windows dhe se sistemet që nuk punojnë në Windows, nuk janë të prekura. Sistemet e reja R410 gjithashtu nuk janë të prekura, vetëm pllakat zëvendësuese.

Disa raporte tjera kanë përshkruar këtë si një “trojan të harduerit”, që është një lloj që po vendoset nëpër teori kohëve të fundit, por në rasin e Dell puna nuk qëndron kështu. Ky malware është i ngulitur në firmware , dhe firmware është thjeshë softueri  në një ROM.

Ndërsa më vonë gjatë ditës së sotme Dell ka treguar edhe modelet e pllakave zëvendësuese të prekura në katër lloje serverësh – PowerEdge R310, PowerEdge R410, PowerEdge R510 dhe PowerEdge T410.

LEXO EDHE:  Hakerët Rusë kanë arritur të modifikojnë Chrome dhe Firefox

Lajmet e fundit>