Lajmet

“Demokratizimi” në një uebfaqe i botës së ndërtimit dhe mobilimit në tregun shqipfolës

Publikuar , 14 Shkurt 2014
0
“Demokratizimi” në një uebfaqe i botës së ndërtimit dhe mobilimit në tregun shqipfolës

faqja e pare e arkizone.comNga MSc. Besjana Muraku

Një uebfaqe është një element i rëndësishëm për çdo biznes dhe si i tillë duhet ti kushtohet një vëmendje e veçantë. Për një pjesë të mirë të konsumatorëve do të jetë forma e parë e prezantimit, për këtë arsye edhe kërkesa për pasjen e një uebfaqeje cilësore dhe funksionale nga bizneset e trevave shqiptare është gjithnjë në rritje. Një e mirë e internetit është se ai u jep shans të barabartë si kompanive të mëdha dhe atyre të vogla për tu paraqitur, por është në dorën e tyre më pas mënyra dhe forma sesi ato shfrytëzojnë këtë mundësi. Si një nga format e prezantimit edhe uebfaqja kërkon vëmendje të veçantë.

Aksesimi i arkizone.com nga tabletNë hulumtimin mes uebfaqeve të bizneseve në tregun shqipfolës ndalojmë në ato të ndërtuara së fundmi. Arkizone.com është një udhëzues mbi botën e ndërtimit dhe mobilimit, duke sjellë më afër kështu bizneset me konsumatorët dhe duke i orientuar këta të fundit në formën më efektive të mundshme. Në këtë uebfaqe gjejmë një kombinim harmonik të komponentëve më të domosdoshëm, si dizajnit të thjeshtë dhe të pastër për të cilat e bëjnë atë serioze dhe funksionale.

Emri i përzgjedhur, i cili është një kompozim unik, do të mundësojë që të identifikohet lehtë nëse kërkohet në motorrët e kërkimit dhe ky emër është vetë adresa url e faqes. Faqja prezantuese nuk është e ngarkuar me elementë, kjo bën që ajo të aksesohet mjaft shpejt.

menu e lundrimit ne faqeGjithçka është e ndërtuar duke u bazuar në ndarjet me kategori dhe nënkategori, kështu që është e lehtë për tu kuptuar edhe nga përdoruesi me më pak eksperiencë. Struktura e faqes së parë përmban elementët kryesorë të një uebfaqeje interneti, si prezantimi i shërbimit të ofruar, butonat e navigimit dhe kategoritë bazë. Përzgjedhja e ngjyrave të qeta është gjithmonë një zgjedhje e sigurtë që nuk të lë të gabosh edhe në kombinimin e tyre. Gjithashtu, është për tu vlersuar fakti që është ndjekur një linjë për të gjitha faqet duke krijuar kështu një strukturë kompakte në tërësi.

LEXO EDHE:  Facebook ju ka ofruar publikuesve miliona dollarë në këmbim të përmbajtjeve të tyre

Percaktimi i target-gupitNjë sfidë tjetër e kapërcyer nga ndërtuesit e kësaj uebfaqeje është përshtatja për madhësi të ndryshme ekranesh. Arkizone.com mund të aksesohet nga pajisje të ndryshme si tablet, smartfon apo laptop. Është e rëndësishme që tek përdoruesi të krijohet besimi dhe të përcillet serioziteti mbi punën e bërë si dhe mbi shërbimin e ofruar. Për ta realizuar këtë, Arkizone ofron mundësinë e kontaktit nëpërmjet postës elektronike (e-mailit). Ky element është i pranishëm gjatë gjithë kohës së “lundrimit” nëpër faqe. Gjithashtu, nuk është lënë pas dore përcaktimi i “Kushteve të Përdorimit”, dokument në formën e një deklarate, i cili bën me dije përdoruesin mbi mënyrat dhe të drejtat që kjo faqe ka për përdorimin dhe menaxhimin e informacionit.

Ndërtimi i një uebfaqeje po bëhet gjithnjë e më i thjeshtë fal mjeteve të ndryshme, por janë disa karakteristika të cilat bëjnë të mundur që të dallohen faqet profesionale nga ato më pak të tilla. Sigurisht që të bën të ndihesh mirë kur sheh profesionalizëm në respektimin e standarteve. (PCWorld Albanian/ComputerWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe