Lajmet

Dënohen tre persona që drejtuan rrjetin kriminal kibernetike 100 milionë dollarësh

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Dhjetor 2019
0
Rrjeti kishte operuar prej vitesh dhe kompromentuar mbi 41,000 kompjuterë dhe llogarive bankare. Por fundi i tij erdhi kur Nikolov u arrestua dhe ekstradua në SHBA në Dhjetor të 2016-ës edhe pse nuk pranoi fajësinë deri në Prill të 2019. Dënohen tre persona që drejtuan rrjetin kriminal kibernetike 100 milionë dollarësh

Në Maj të këtij viti, një rrjet masiv malueri u rrëzua dhe pasojat e tij kanë filluar të rëndojnë mbi krijuesit. SHBA dhe shtetit i Xhorxhias kanë dënuar tre persona për rolin e tyre në përdorimin e maluerit GozNym për të vjedhur 100 milionë dollarë.

Krasimir Nikolov u dënua në SHBA me 39 muaj burg dhe pas dënimit do të kthehet në Bullgari. Dy të tjerët, truri Alexander Konolov dhe asistenti i tij Marat Kazandjian, janë dënuar gjithashtu por Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk foli për dënimet e dhëna.

Rrjeti kishte operuar prej vitesh dhe kompromentuar mbi 41,000 kompjuterë dhe llogarive bankare. Por fundi i tij erdhi kur Nikolov u arrestua dhe ekstradua në SHBA në Dhjetor të 2016-ës edhe pse nuk pranoi fajësinë deri në Prill të 2019.

FBI-ja tha se dënimet e dhëna janë një provë e përkushtimit të saj për të mos i lënë këta kriminelë të pandëshkuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mini kompjuteri Raspberry Pi 4 ka mbërritur dhe me surpriza të shumta

Tags >

siguri