Blog

Dënohet me 3 vite burg blogeri Rus i cili luajti Pokemon Go në një Kishë Ortodokse

Publikuar , 11 Maj 2017
0
Gjykata e qytetit të Jekaterinburgut shpalli 22 vjeçarin fajtor për akuzat e fyerjes së besimtarëve dhe nxitje të urrejtjes. Dënohet me 3 vite burg blogeri Rus i cili luajti Pokemon Go në një Kishë Ortodokse Photo Source: AFP

Rusia është vendi i çudirave, një bloger Rus është dënuar me tre vite burgim pasi publikoi një video ku shfaqej duke luajtur Pokemon Go në Kishë.

Gjykata e qytetit të Jekaterinburgut shpalli 22 vjeçarin Ruslan Sokolovsky fajtor për akuzat e fyerjes së besimit ortodoks dhe nxitjes së urrejtjes.

Videon ai e kishte regjistruar në Gusht të 2016-ës duke luajtur Pokemon Go në një Kishë Ortodokse ndërtuar në përkujtim të Carit të fundit të Perandorisë Ruse, Nikolasi i Dytë.

Gjithashtu mbi të rëndonin akuza të tjera si trafikim ilegal i pajisjeve speciale elektronike.

Prokurori i çështjes kishte kërkuar burgim për 3 vite e gjysëm për Sokolovksy. Ai tha se u kishte kërkuar falje besimtarëve lokale dhe se tani ndihej i lehtësuar pas shpalljes së dënimit me frikën e mund të negej në burg për një kohë të gjatë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Trump nuk i bllokon dot ata që e kritikojnë në Twitter

Lajmet e fundit>