Biznes

Dënohet me burg lideri i Samsung Eletronics

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Janar 2021
Lee është drejtuesi de fakto i Samsung Electronics që prej 2014-ës. Vendimi mund të ketë pasoja për të ardhmen e tij në drejtimin e gjigantit të teknologjisë. Dënohet me burg lideri i Samsung Eletronics

Trashëgimtari i fronit të Samsung Lee Jae Yong është dënuar me dy vite e gjashtë muaj burgim nga një gjykatë e lartë e Koresë së Jugut.

Ai i përfshi në një skandal korrupsioni me ish presidenten e vendit Park Geun-hye e cila gjithashtu po vuan dënimin me burg për korrupsion dhe ryshfet.

Lee është drejtuesi de fakto i Samsung Electronics që prej 2014-ës. Vendimi mund të ketë pasoja për të ardhmen e tij në drejtimin e gjigantit të teknologjisë.

Menjëherë pas lajmit, aksionet e Samsung ranë me 4%. Ekspertët thonë se dënimi i Lee do të krijojë një vakum lidershipi dhe të ndikojë në vendimmarrjen e Samsung për investimet në shkallë të gjerë.

Lee mori drejtimin e Samsung kur babai i tij Lee Kun-hee u shtrua në spital pas një sulmi në zemër në 2014-ën. Ai vdiq vitin e kaluar.

Gjykata e shpalli Lee fajtor për akuzat e korrupsionit dhe ryshfetit me vlerë 7.8 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung paralajmëron se telefonët e rinj nuk do të kenë karikues në kuti

Tags >

samsung