Harduer

Dera e Huawei mbetet e hapur për aplikacionet e Google

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Janar 2020
0
Por edhe sikur Huawei të gjejë zëvendësuesit e aplikacioneve të Google, telefonët e kompanisë do të jenë më pak të dëshiruar në Perëndim ku përdoruesit shfrytëzojnë në masë Gmail, Google Calendar dhe aplikacione të tjera. Dera e Huawei mbetet e hapur për aplikacionet e Google

Pavarësisht komenteve të bëra në të kaluarën, Huawei thotë se është i hapur ndaj përdorimit të shërbimeve dhe aplikacioneve të Google pasi jua ndalua nga sanksionet Amerikane vitin e kaluar.

Ekzekutivi i Huawei Fed Wangfei tha se kompania nuk ka në plan të rikthehet në shërbimet e Google si Play Store, Gmail, Google Maps, edhe nëse qeveria Amerikane tërheq sanksionet duke rënë në kundërshtim me deklaratën e një zëdhënësi të kompanisë i cili thotë se: “Zgjedhja jonë e parë është ekosistemi Android përfshirë aplikacionet dhe shërbimet e Google.”

Kompania mund të përdorë sistemin bazë Android por thjeshtë nuk shton dot aplikacionet e Google. Për modelet Mate 30 Pro prezantuar në Shtator dhe produktet e ardhshme, Huawei ka ndërtuar versionin e vet të Android pa shërbimet e Google.

Por edhe sikur Huawei të gjejë zëvendësuesit e aplikacioneve të Google, telefonët e kompanisë do të jenë më pak të dëshiruar në Perëndim ku përdoruesit shfrytëzojnë në masë Gmail, Google Calendar dhe aplikacione të tjera.

“Besoj se edhe Google edhe Huawei shpresojnë që një licencë tu jepet për të bërë tregti,” tha zëdhënësi i Huawei. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me versionin e Galaxy S20 që Samsung ka ndërtuar për ushtrinë Amerikane