Ja se si

Dërgoni artikuj nga shfletuesi juaj ueb në Kindle

Publikuar , 20 Gusht 2012
0
Dërgoni artikuj nga shfletuesi juaj ueb në Kindle

Amazon ka prezantuar një shtojcë zyrtare me emrin ‘Send to Kindle’ për Google Chrome që ju mundëson të dërgoni me një klikim të vetëm, çdo lloj artikulli të uebit, drejtpërdrejt në pajisjen tuaj Kindle.

Send to Kindle qëndron pranë Omnibar-it të Chrome dhe kur e klikoni, mund të dërgoni një faqe të plotë ose një tekst të zgjedhur, direkt në Kindle-n tuaj (këtë proces mund ta realizoni edhe me butonat e tastierës: Alt+K për të dërguar, Alt+P për të parë).

Gjithashtu mund ta shihni përpara se ta dërgoni, nëse dëshironi të siguroheni që shtojca është zhveshur ashtu siç duhet nga reklamat.

Rezultati që dërgohet në Kindle është mjaft i ngjashëm me atë që shihet në Instapaper ose Readability.

Shtojca funksionon me të gjitha format e Kindle, duke përfshirë aplikacionet për Android dhe iOS.

Send to Kindle është tashmë në dispozicion për Chrome, ndërsa shtojcat për Firefox dhe Safari janë në përpunim e sipër.

Gjatë kësaj kohe, ata që përdorin Firefox-in ose Safari-n, mund të shohin Klip.me për një funksion të ngjashëm. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Latitude 7400 është konkurrenti më i ri i MacBook

Tags >

kindle
Lajmet e fundit>